Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër

Shfrytëzojmë këtë situatë për të njohur më mirë  Shqipërinë tonë Për të shmangur sa më shumë kontaktet fizike ju mund të rezervoni edhe nga shtëpia biletën tuaj, thjesht me një klik në www.cultureticketsalbania.al

Çmimi i biletave online Kalaja Rozafa

  • Biletë individuale 300 lekë
  • Biletë grup +12    200 lekë

Çmimi i biletave në sportel

  • Biletë vizitor vendas dhe të huaj 400 lekë
  • Biletë grup +12   300 lekë
  • Biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 50 %  200 lekë
  • Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 120 lekë
  • Për fëmijët deri në 12 vjeç  hyrja është falas.

Çmimi i biletave ne sportel Kalaja Lezhe

  • Biletë vizitor vendas dhe të huaj 300 lekë
  • Biletë grup +12   200 lekë
  • Biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 50 %  150 lekë
  • Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 90 lekë
  • Për fëmijët deri në 12 vjeç  hyrja është falas.

Sitet tona janë të hapura çdo ditë të javës.

Në zbatim të Urdhëzimit të Ministrit të Kulturës Nr.297 datë 10.05.2021 orari i vizitave në sitet tona për  periudhën 10 Maj- 30 shtator 2021 ndryshon si më poshtë:
Kalaja e Shkodrës
E Hënë-E Diel
⏰ 09:00-19:00
Kalaja e Lezhës
E Hënë-E Diel
⏰ 09:00-19:00

 

Ne vitin 1981 Atelieja e Shkodres emertohet Dega e Monumenteve te Kultures Shkoder duke marre formen e nje drejtorie qe kishte ne shtrirjen e saj administrative ne rrethet Shkoder,Puke,Tropoje e Kukes.Nga ky vit institucioni ka te emeruar drejtor dhe jo me pergjegjes i deges se ateliejes Shkoder sic quhej qe nga krijimi i saj ne 1971.Ne kete periudhe Dega e Monumenteve te Kultures Shkoder ishte i vetmi Institucion i specializuar ne mbrojtjen e monumenteve per veriun e Shqiperise,si dhe kryerjen e punimeve restauruese ne perputhje me projektet e hartuara nga specialistet e sektoreve perkates te IMK-se.Keto projekte hartoheshin edhe nga specialistet e kesaj dege por gjithmone me miratimin e IMK.Me ndryshimin e sistemit pas vitit 90` Institucioni quhet DRMK (Drejtoria Rajonale Monumenteve te Kulture) dhe nga viti 2013 DRKK (Drejtoria e Rajonale Kultures Kombetare ).Po kete vite Drejtoria Rajonale Monumenteve te Kultures Diber shkrihet duke u kthyer ne sektor dhe i bashkangjitet Drejtorise se Shkodres te ristrukturuar.

 

Titullaret nder vite:

  • Shyqyri Reshiti (1971-1978)
  • Shpresa Prifti    (1978-1984)
  • Zef Çuni            (1984-1994)
  • Abdulla Piraçi   (1994)
  • Mikel Kabashi   (1994-2002)
  • Marash Plepi     (2002-2004)
  • Diogjena Pali     (2004)
  • Gezim Sala       (2005)
  • Ervin Gjini       (2005-2014)
  • Besi Bekteshi    (2014)
  • Majlinda Laçaj (2015 - 2021)
  • Besara Podgorica (2021 - 2024)
  • Amila Gjyrezi (2024 e ne vazhdim)

 

Funksionet e DRTK SHKODER

 

Funksionet dhe rregullorja e funksionimit te ketij institucioni mbeshteten ne Ligjin 90/2012 “Per organizimin e administrates shteterore” si dhe Urdherit te Kryeministrit Nr.14 dt.22.01.2014 “Per miratimin e struktures dhe organikes se DRKK SHKODER”.

 

Misioni dhe veprimtaria

 

DRTK Shkodër, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ka për detyrë përmirësimin, konceptimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme rajonale për çështjet e sistemit të artit dhe kulturës. Ky institucion kryen funksionet dhe veprimtarine e tij duke u bazuar ne Ligjin 27/2018 “Per Trashegimine dhe Muzete”

Në fushën e saj të përgjegjësisë ajo ka këto kompetenca:

 

a) Zbaton, programon dhe zhvillon politikat rajonale të kulturës, të trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore, të rritjes së tolerancës fetare e të dialogut kulturor dhe integrimit kulturor ne familjen evropiane dhe boterore, ne perputhje me programin e MK, dhe qeverise se Republikes se Shqiperise.

b) Zbaton dhe bashkërendon punën për politikat në fushën e artit e të kulturës nëpërmjet edukimit të popullsisë, rijetësimit të vlerave dhe trashëgimisë kulturore, nxitjes së investimeve, publike dhe private në këta sektorë,edukimit në kulturë, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ruajtjes dhe vijimësisë së traditës së harmonisë fetare në kulturën shqiptare, si dhe të bashkëpunimit rajonal.

c) Zbaton politikat, mbrojtëse dhe promovuese për trashëgiminë kulturore, materiale ose jo materiale, si dhe krijon hapësirat e nevojshme,mbështetëse, për ruajtjen e kultivimin e kulturës së shkruar, për krijimtarinë artistike në përgjithësi, si dhe për të promovuar arritjet e kulturës shqiptare e për të rritur konkurrencën e produktit shqiptar kulturor .

d) Kryen funksione dhe veprimtari të tjera në përputhje me ligjin​