Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime

Procedurat që ndjekin funkionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet
ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në mbështetje të ligjit Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe
funksionimin e administratës shtetërore”, nëpunësi më i lartë i drejtorisë është Drejtori, i cili
raporton dhe jep llogari drejtpërdrejt te ministri. Drejtori është përgjegjës për planifikimin,
drejtimin dhe koordinimin e funksionimit të përgjithshëm të institucionit, Është përgjegjës për
hartimin në bashkëpunim me sektorët dhe zbaton objektivat dhe planin e punës të DRTK-së, në
përputhje me misionin e saj dhe me politikat, strategjinë dhe objektivat ministrisë përgjegjëse
për trashëgiminë kulturore, drejton veprimtarinë dhe praktikat administrative të institucionit dhe
përfaqëson DRTK-në në marrëdhënie me të tretët, mbikëqyr dhe menaxhon efektivitetin e
sektorëve dhe burimeve njerëzore, bashkërendon proceset e punës së sektorëve dhe orienton
veprimtarinë kualifikuese me qëllim përmirësimin e aftësive profesionale të personelit të DRTK
Shkodër, emëron dhe shkarkon punonjësit e institucionit në përputhje me ligjin nr.7961, datë
12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nënshkruan marrëveshje me
institucione dhe organizata vendase dhe të huaja, pas miratimit në parim, të ministrisë
përgjegjëse për trashëgiminë kulturore që synojnë bashkëpunim të ndërsjellët, projektet dhe
aktivitete të përbashkëta si dhe shkëmbime dhe kualifikime të personelit. Kompetencat dhe
detyrat e titullarit ushtrohen ne perputhje me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i
Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e
administratës shtetërore”, ligjin Nr.44/20215 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së
Shqiperise”, si dhe çdo legjislacion në fuqi për aq sa është i zbatueshëm. Lidhur me procedurat e
zgjedhjes se tyre zbatohen dispozitat ligjore të Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i
Republikës së Shqipërisë”, dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.