CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit

Z. Helidon Sokoli që prej muajit Gusht 2025 mban detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të
Trashëgimisë Kulturore Shkodër.
Më herët ka mbajtur pozicionin e Përgjegjësit të sektorit të Parkut Arkeologjik (Rozafa, Lezha),
që nga viti 2013. Gjatë viteve 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e arkeologut në institucionin e
Zonave Arkeologjike të Konservimit të Parqeve Arkeologjike.
Ka përfunduar me sukses studimet në degën Histori-Gjeografi dhe kursin e restaurimin e gurit
dhe mermerit që është zhvilluar në Qendrën e Konservimit dhe Restaurimit të hapur nga
UNESCO.
Përgjate me shumeëse 20 viteve ne karrieren e tij profesionale ka qenë pjesë e shumë grupeve të
punës si mbikëqyrës arkeolog. Prej 15 vitesh ka qenë anëtar i 2 misioneve arkeologjike në
rajonin e Shkodrës, misionit shqiptaro-francez dhe shqiptaro-polak. Po ashtu për 5 vite ka qenë
asistent i fondacionit Albania Heritage Foundation.
Në statusin e një profesionisti, ai ka ndihmuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të siteve
arkeologjike në rajonin e Shkodrës.

Zotëron gjuhë të huaja si Anglisht, Italisht.