Edukimi Përmes Kulturës

Programi ‘Edukimi mbi dhe përmes Kulturës’ ka për synim primar edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

 

Ky program është realizuar në bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes Marrëveshjes së nënshkruar 25.01.2016 , dhe institucioneve të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore së bashku me institucionet arsimore të shtrira në të gjithë teritorin e Shqipërisë.