Sektori i Parkut Arkeologjik Shkodër Lezhë

Sektori i Parkut Arkeologjik Shkodër Lezhë ka këto të drejta dhe detyrime:

 

  • Administron asetet dhe sitet arkeologjike Shkodër-Lezhë.
  • Mban nën kontroll situatën në lidhje me mbrojtjen, konservimin dhe sigurinë e objekteve trashëgimi kulturore në Parqet Arkeologjike Shkodër-Lezhë
  • Mban nën kontroll rregullin dhe fluksin e vizitorëve ne këto site
  • Mban nën kontroll sistemin e prerjes se biletave ne hyrje të këtyre siteve duke bërë kontroll te përditshëm.
  • Përpilon një plan pune te përjavshem në lidhje me pastrimin konservimin dhe ndërhyrjet në objektet trashëgimi kulturore ne parqet Shkodër-Lezhë
  • Përgjegjës dhe bashkëpunëtor në projektet e fushatave te gërmimeve arkeologjike qe zbatohen në keto dy site.
  • Bashkëpunon në promovimin turistik dhe bashkëharton projekte në bashkëpunim me aktorë dhe institucione vendore dhe palë të treta në lidhje me promovimin dhe ekspozimin e vlerave dhe aseteve që janë pjesë e trashëgimise kulturore.
  • Administron të gjithë bazën materiale që nga zyra e sektorit,pajisje dhe vegla pune mbështetëse.
  • Përgjegjës per inventarizimin dhe katalogimin e të gjithë objekteve arkeologjike dhe monumentale në dy sitet.​