Trashegimi Kulture
Trashëgimia kulturore është tërësia e pasurive kulturore, materiale dhe jomateriale, të një individi, grupi ose shoqërie të trashëguar nga e kaluara që ruan në të tashmen, për t’u përçuar brezave në të ardhmen si pjesë pasurisë kombëtare të një vendi, të cilat shprehin vlerat identitetin, njohuritë, traditat, besimet, si dhe pasuritë kulturore të peizazhit. Ne kuptim te kesaj :
“Pasuri kulturore materiale” është tërësia e pasurive të luajtshme e të paluajtshme që, sipas përcaktimeve të neneve 50 dhe 51, të ligjit nr.27/2018, "Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë", kanë interes artistik, historik, arkeologjik, arkitektonik, urbanistik, etnografik, arkivistik, bibliofilik, si dhe objekte të tjera, të përcaktuara ose parashikuara nga ligji si bartës të pasurive të qytetërimeve.
“Pasuri kulturore jomateriale” janë vlerat kulturore jomateriale, praktikat, paraqitjet, shprehjet, njohuritë, dijebërja, veglat, objektet, artefaktet e hapësirat kulturore që i krijojnë dhe bashkëshoqërojnë ato, të cilat, bashkësitë, grupet dhe individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Ato krijohen dhe përcillen brez pas brezi, të ndikuara nga mjedisi e historia, të cilat u japin atyre identitet dhe vazhdimësi biokulturore.