Sektori i Arkeologjise,Artit,Arkitektures dhe menaxhimit te Trashigimise Kulturore
Sektori i Arkeologjise,Artit,Arkitektures dhe menaxhimit te Trashigimise Kulturore ka këto të drejta dhe detyrime:
- Udhëheq, organizon dhe kontrollon zbatimin e punimeve të konservimit dhe restaurimit në bazë të projekteve të miratuara nga KKR, relacioneve teknike dhe preventivave të punimeve.
- Harton ose bashkëpunon me sektorët përkatës për hartimin e projekteve të restaurimit, relacioneve teknike dhe udhëheq hartimin e preventivave të punimeve.
- Drejton shpërndarjen e fuqisë punëtore sipas objekteve dhe cakton periudhën e fillimit dhe vazhdimit të punimeve.
- Drejton ose harton sipas planit dokumentacionin e objektit përpara fillimit të punimeve dhe gjatë kryerjes së punimeve.
- Pas përfundimit të punimeve së bashku me specialistat e punimeve bën azhornimin e dokumentacionit dhe harton situacionin përfundimtar.
- Përgjigjet për sigurimin teknik në punë.
- Kontrollon punën e specialistave të sektorit dhe dokumentacionin përkatës të punimeve.
- Harton nje plan pune mujor me detyrat qe do tu shperndaje specialisteve dhe punetoreve te sektorit
- Mban nen kontroll situaten ne lidhje me mbrojtjen, konservimin e objekteve trashegimise kulturore ne gjithe territorin ku ka juridiksionin DRKK Shkoder.
- Harton një raport në periudha të caktuara kohore mbi problematikat e sektorit dhe ia paraqet drejtorit të DRkK-së.